Sanksionet ndaj Abramoviçit i sollën Çelsit humbje 121 milionë paundë

Kjo ndodhi edicionin e kaluar, kur ende nuk ishin shitur aksionet dhe klubi ndodhej në pronësi të miliarderit rus. Procesi i blerjes së Çelsit nga miliarderi amerikan, Tod Boehli, zgjati jo edhe aq pak dhe kjo solli që Blutë e Londrës të pësonin humbje prej 121 milionë paundësh. Natyrisht, kjo ka ndikuar në bilancet, ndonëse nuk e ka penguar pronarin e ri që të investojë fuqishëm në forcimin e skuadrës. Xhiroja vjetore e Çelsit arriti në 481 milionë paundë nga 435 milionë paundë i një sezoni më parë.

Sfidanti.al