Nagelsmani, i treti trajner i shkarkuar nga Bajerni që nuk i besonte Tomas Mylerit!

Kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë me Luis Van Galin, Jup Hajnkesin apo Hansi Flikun. Tomas Myleri mund të mos ketë talentin e një Arjen Robeni, Frank Riberije, Leroi Saneje apo Xhamal Musiale, por gjithmonë ai ka qenë një simbol i Bajernit. Të tillë si Niko Kovaç apo edhe Julian Nagelsman nuk besonin shumë tek “fshatari bavarez”, i cili ka 53 gola në Champions, i shtati shënues më i mirë në histori. Gjysma e golave të tij kanë ardhur në ndeshjet me eliminim direkt, pra Myleri është i fortë në sfidat e forta. Të shohim sesi do të jetë historia me Tomas Tuhelin.

Sfidanti.al