Çfarë qejfi kur na ra shorti me Italinë, tani vrasim  trutë si të mbrohemi..?

Çfarë qejfi ishte kur mësuam se do të luanim me Italinë dhe çfarë frike qënka kur numëron orët për t’u ndeshur realisht me ta. Madje kur shorti na shndërroi ëndërrën shekullore në realitet, e kanë hapur shampanjën edhe ata që nuk duhet të festonin.  Një nga të gabuarit e lumtur ishte edhe vetë trajneri De Biazi, i cili, atëkohë, paralajmëronte bashkëardhetarët se “Shqipëria e tij do t’i bënte gjëmën nëse do t’u gënjente mëndja të na merrnin me mëndjue të lehtë”.  Italia, që për shqiptarët ka qënë e vrimë apo dritare për të jetuar “futbollin e ndalur,  nuk qënka një tortë me shije të ëmbël kur e ke në tavolinë. E kishim dëgjuar nga e gjithë bota se nuk është ditë e  mbarë kur përballesh me ta, por, prapëseprapë,  përjetimi ynë është , sipas ligjit të pashkruar kuqezi.  “E premtja e zezë”  le të mos jetë kjo e premte për ne, pasi më keq se me Izraelin nuk mund të shkojë ndeshja, por një gjë bën shumë përshtypje. Italianët që zakonisht mbajnë kurorën edhe për futbollin e folur, në prag të ndeshjes duken si pa gojë në krahasim me shqiptarët që flasin me zërin e ekipit të madh, kurse në fushë zëri i hollohet ndjeshëm. Kujtoni se sa leksione krenarie  u kemi dhënë para ndeshjes Spanjës dhe Izraelit, që të bëni krahasimin me këto që po dëgjohen para ndeshjes me axurrët.

Pak nga pak këmbët po na prekin tokën,  qoftë edhe nga frika, është më mirë kështu.  Italia e Venturës është brezi  më i talentuar  Italian i viteve të fundit dhe , për fat të keq, nuk janë trashëgimtarët e katenaçios,  madje kanë më shumë sulmues  si atdhe i mbrojtjes që mbahen. Shqipëria e De Biazit, ajo që po kërkon dëshpërimisht të dëshmojë  se fytyra e saj ishte në Euriopian dhe jo në këtë eliminatore, kundër Italisë ka arsye madhore për të qënë e gjallë, qoftë edhe mu në mes të Palermos. Dhe basti më i madh është për vetë De Biazin sesa për ekipin e tij kur kujton se nga toka  i tij , trajneri ynë, është quajtur  “Çe Guevara i futbollit shqiptar”.  Euforia e fqinjëve ka shkuar përmbi re kur thonin se Xhani na ka mësuar shumë gjëra, madje edhe nga ato që mësohen më herët se në ekipin përfaqësues.  Ndaj nuk duhet marrë si hile, apo si kalë troje,  çmimi që i dhanë vetë italianët “ il cavaliere” ,  kur shqiptarët  kishin kohë që kishin mbaruar me ritualin e dekorimeve dhe po qullnin peshqirin e këtij sezoni , për të cilin, ishalla, nuk na këshillojnë me marifet se “ është për t’u harruar”

G.Sinemati