Franca nuk ka Pogbanë, por ja ku vjen ylli i ri, Mbape!

Nuk mund të shterin kurrë burimet e talenteve të Francës. Qofshin francezë “24 karatësh”, apo djem me prejardhje nga Afrika “e zezë” apo arabe, vazhdimisht fytyra të reja shihen në kompleksin e ekipeve kombëtare në Klerfonten, pranë Parisit. i fundit në radhë ja ku është Kilian Mbape, njeriu i momentit i Monakos, i kampionatit francez dhe i Ligës së Kampionëve. Adoleshenti 18-vjeçar fitoi thirrjen e parë nga trajneri Deshamp pak ditë pasi udhëhoqi eleminimin e Mançester Sitit nga Monako, kryesuese e ligës së parë të Francës.

Me të veshur fanelën blu dhe me të marrë topin në këmbë, Mbape tregoi se do të jetë dikushi. Ai nuk hapi rrugë as përpara emrave me më shumë prestigj si Olivie Zhiru, Dmitri Paje apo Usman Dembele. Mungesa e Pol Pognasë, për shkak të një dëmtimi, duket se mund të kalohet pa u shqetësuar shumë. Në krah të Grizmanit, Zhirusë apo Ymtitit, Mbape tregoi se nuk është rastësi që ai ka shënuar 17 gola këtë sezon.

Sfidanti.al