Harri Kejn shton rekordin, tani ka 55 gola për Anglinë!

Sulmuesi i Totenhemit ndoshta nuk ka rendimentin e jashtëzakonshëm të rrjetave si një Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi, Kilian Mbape apo Erling Haland. Harri Kejn ka shënuar më pak, 342 gola në moshën 29-vjeçare dhe nuk besohet të arrijë në 800 si Ronaldo e Mesi, por gjithsesi ai mbetet një sulmues i madh. Tashmë, Kejn arriti 55 rrjeta pr Anglinë pasi shënoi në portën e Ukrainës në fitoren 2-0 për Europianin. Pak ditë më parë theu rekordin e Uejn Runit duke shënur ndaj Italisë, me Anglinë që e ka nisur shumë mirë fazën eliminatore me 6 pikë në dy ndeshje.

Sfidanti.al