Kurtua alarmon Realin, largohet nga Belgjika dhe kthehet në Madrid

Nuk dihet se çfarë problemi dëmtimi ka portieri i shquar, padyshim më i miri në botë sezonin e kaluar. Gjithsesi, gazetat spanjolle lajmërojnë se Tibo Kurtua e ka braktisur grumbullimin e kombëtares së tij të Belgjikës dhe është kthyer në Madrid. Ai do të kontrollohet nga stafi mjekësor i Realit për të parë se çfarë problemesh fizike ka. Nëse do të jetë diçka serioze, atëherë ky do të ishte një lajm i keq për madrilenët sidomos në prag të rifillimit të Championsit, ndërsa në La Ligë duket se gjithçka ka marrë fund në favor të Barcelonës.

Sfidanti.al