Ja çfarë ndodh edhe kur ke një fundjavë mjaft të mirë dhe mund të luftoje për fitore. Mark Markez është 8 herë kampion i botës në motoçiklizëm, veçse nuk po mundet të kthehet në nivelet e mëparshme për shkak të aksidenteve dhe problemeve fizike. Së fundmi, piloti spanjoll provoi një tjetër aksident dhe pikërisht në Çmimin e Madh të Portugalisë në Portimao. Markez pati kontakt me motorin e Horge Martinit dhe u rrëzua. Për fat nuk pati probleme fizike, por gjithsesi kjo ishte një tjetër goditje për vetëbesimin.
Sfidanti.al