Halandi mbi CR7-ën, i pari lojtar në Angli me 26 milionë paundë rrogë në vit!

Në ishull matja bëhet me pagë javore, dhe për rastin e sulmuesit norvegjez i bie 500 000 paundë stërlina në 7 ditë. Nëse e kthejmë në vit, do të thotë 26 milionë, ndërsa në euro kalon 30 milionëshin. Sipas mediave angleze, kjo do të jetë rroga e Erling Halandit, pasi Mançester Siti dëshiron të “shkelmojë” çdo interes nga Reali i Madridit. Halandi ka shënuar 42 gola deri tani këtë sezon.

Sfidanti.al