Jokiç shkëlqen përsëri dhe Denveri kthehet tek fitorja

Është kampion në Divizion, është i kualifikuar për në plej of, dhe mbetet në vend të parë në Konferencën e Perëndimit. Pavcarësisht, problemeve të ndeshjeve të fundit, ku pësoi shumë humbje, Denveri nuk është dorëzuar siç e tregoi fitorja në fushën e Uashingtonit, 118-104. Nikola Jokiç ishte më i miri me 31 pikë në 33 minuta, duke shtuar 12 topa në tabela e 7 asistë, si dhe 3 vjedhje topi. Basketbollisti qendër nga Serbia e humbi vetëm 2 herë topin dhe shkaktoi vetëm një gabim personal, ndërsa ishte i shkëlqyer në gjuajtje.

Sfidanti.al