Mançester Junajtidi merr ofertat rekord botëror për shitjen e aksioneve!

Flitet për 5 miliardë paundë stërlina, dhe është shuma më e madhe që është ofruar ndonjëherë për të blerë një klub futbolli. Mançester Junajtidi mund të jetë shumë pranë ndërrimit të pronarit, pasi familja amerikane Glejzër mund ta shesë pronën e saj të sotme. Ofertat kanë ardhur nga sheikët e Katarit dhe nga miliarderi britanik, Sër Xhim Ratklif. Nuk dihet nëse oferta prej 5 miliardë paundësh do të jetë e mjaftueshme, ndërsa Glejzërsat kërkojnë 6 miliardë.

Sfidanti.al