Reali duhet të trembet për Bejlin në ndeshjen ndaj Uellsit!

Britanikët shpesh ngatërrojnë futbollin me regbinë, edhe pse në shumicën e herëve pa të keq. Gjërat bëhen më serioze nëse në stolin e një skuadre është një specialist i ashpërsisë si Roi Kin. Ish-mesfushori i Mançester Junajtidit, sot ndihmëstrajner i Irlandës në krah të Martin O’Nillit, deklaroi se irlandezët duhet të kenë vetëm një plan kur të kenë përballë Uellsin dhe Garet Bejlin, për eleminatoret e Botërorit.

“Ndërhyrjet e ashpra janë pjesë e futbollit, – shprehet Kin, – unë u them lojtarëve thjesht që ta godasin Bejlin, por ta godasin ndershmërisht. Futbollistët tanë do të jenë përballë një lojtari të klasit botëror, ndaj dikush duhet të shkojë drejt tij dhe të mos e lejojë të ngrejë kokën, siç bën tek Reali. Plani është vetëm ky”.

Reali natyrisht që duhet të jetë shqetësuar kur ka marrë vesh deklaratat e tij. Trajneri Zidan e priti gjatë që uellsiani të kthehej nga dëmtimi, dhe po ashtu presidenti Florentino Perez nuk dëshiron ta shohë sërish në infermieri një lojtar që u mor shumë shtrenjtë dhe që është pjesë edhe e planbiznesit të klubit.

Sfidanti.albejl