Vjet e humbi titullin vetëm për pak, ndërsa këtë sezon duket se do të ketë rivalë të tjerë. Ljuis Hamilton nuk do ta ketë të lehtë të konfirmohet si piloti më i mirë i Formula 1, edhe pasi Niko Rosberg e la sportin sapo fitoi titullin botëror. Ferrari doli më mirë në provat përpara sezonit, ndaj edhe anglezi po mendon se çfarë duhet të bëjë.
Hamilton nuk ka qenë kurrë një pilot që ka pasur frikë nga rivalët, të paktën nuk e ka shfaqur asnjëherë, por ka qenë agresiv edhe ndaj shokëve të ekipit, madje edhe ndaj drejtuesve të skuadrës. Gjithsesi, në prag të edicionit të 2017-ës, Ljuis dëshiron të jetë edhe më agresiv. Ai ka postuar foto të vetvetes duke u ushtruar me artet marciale, si Tai Boks, ndërsa edhe më parë ka qenë i familjarizuar me këto sporte. Hamilton ka një brez të zi që kur ishte djalë i vogël, ndërsa Tai Boksin në Melburn po e përdor si pjesë e programit stërvitor për të qenë më i shkathët. Jo më kot, makinat këtë sezon do të jenë më të vështira për t’u drejtuar.
Sfidanti.al.