Ky ekip duket sikur nuk është vetvetja dhe ndoshta do të duhet të lutet që në stol të kthehen të tillë si Antonio Konte apo Zhoze Murinjo. Interi ka humbur forcën e vet, atë forcë që e nxorri kampion në 2021 dhe nënkampion në 2022 duke qenë shumë pranë titullit. Në problemet e sotme të ekipit të Inzagit janë rënia e madhe e nivelit të Marcelo Brozoviçit, dhe po ashtu “enigma” me emrin Damfris. Mesfushori kroat po luan shumë dobët e ndoshta do të largohet në verë, dhe holandezi po ashtu nuk po e merr dot veten që pas Botërorit. Një problem për Interin.
Sfidanti.al