Herën e fundit që luajtëm atje, përfundoi 1-4. Nuk është se luajtëm shumë keq në sulm (edhe pse shënuam vetëm një gol), por në mbrojtje ishim katastrofë dhe pësuam 4. Kombëtarja shqiptare dëshiron ta harrojë sa më shpejt atë që ndodhi në Varshavë jo shumë kohë më parë, dhe të hapë një “kapitull” të ri. Trajneri i ri Silvinjo po përpiqet të ndahet nga trashëgimia e Edi Rejës, dhe këtë e tregoi në pritjen që u bëri lojtarëve, duke i përqafuar e duke biseduar me ta, njërin pas tjetrit, personalisht. Më pas, ai hyri në lojë me top gjatë stërvitjes duke treguar jo vetëm klasin, por edhe shpirtin luftarak (si ndaj Abrashit që e hodhi përtokë), diçka për të cilën më pas “u hakmorr” Cikalleshi. Shpresa është që hareja dhe ndjenjat pozitive të vazhdojnë edhe në Poloni në 27 mars, si dhe pas saj. Të shohim nëse do të jetë kështu.
Sfidanti.al