Periudhën e vështirë duhet ta lerë pas, ndërsa zgjodhi t’i jepte një përgjigje rivalit të madh, Zhoel Embijd. Nikola Jokiç realizoi sërish një tripëll dabëll me 22 pikë, 17 topa në tabela e 10 asistë, plus 2 vjedhje topi. Kapiteni i Denverit ishte mjaft i saktë nga loja (9-12 gjuajtjet), dhe po ashtu nga gjuajtjet e lira (4-4). Qendra serbe mbetet në mesatare tripëll dabëlli në karrierë, ndërsa ekipi i tij fitoi 108-102 ndaj Bruklinit madje jashtë fushe, ndonëse kryesoi me 20 pikë epërsi. Nagetsët janë të kualifikikuar për në plej of dhe janë në vend të parë në Perëndim. Jokiç ka 28 tripëll dabëlla në sezon.
Sfidanti.al