Champions, sa të varfër italianët në krahasim me gjigandët!

Milani mund të jetë 7 herë kampion i Europës, Interi jo më pak se tri herë fitues, dhe Napoli mund të jetë skuadra e Maradonës dhe ekipi ndoshta më i bukur këtë vit në kontinent. Kjo nuk vlen në këtë moment, nëse bëjmë krahasim financiar mes klubeve dhe ekipeve që luajnë në Champions në çerekfinale. Vetë “La Gazeta delo Sport” thekson “hendekun” e thellë që ekziston mes italianëve “të varfër” dhe gjigandëve spanjollë, gjermanë dhe anglezë. Në krahun ku ndodhen Milani, Interi, Napoli dhe Benfika, vlera e klubeve, duke përfshirë çdo element (emri, infrastruktura, biznesi, lojtarët etj) arrin në 2.4 miliardë euro. Krejt ndryshe, në krahun tjetër çerekfinal janë Reali, Man. Siti, Bajerni dhe Çelsi që arrijnë në 10.6 miliardë euro!

Sfidanti.al