Ledian Memushaj ka thënë se vetëm kur e kupton se mund ta mposhtin Italinë i vjen të qajë Kombëtarja e Shqipërisë me 24 mars do të ketë një përballje shumë të vështirë në kualifikimet për Kupën e Botës, pasi do të luaj ndaj Italisë në Palermo.Mesfushori Ledian Memushaj ka thënë se ëndrra e Shqipërisë vazhdon edhe pas Euro 2016, pasi kanë treguar se mund të luajnë edhe ndaj Kombëtareve të mëdha.
“Ëndrra jonë nuk ka përfunduar në Francë por vazhdon. Kemi kuptuar se mund të luajmë si të barabartë me kombëtare më të forta dhe që kanë një histori më të madhe se e jona. Të mundim Italinë? Vetëm ta mendoj një gjë të tillë më vjen të qaj”, ka thënë Memushaj gjatë një interviste për La Repubblica.