Siti në çerekfinalet e Championsit nën shenjën e Halandit!

Në vetëm 63 minuta në fushë shënoi 5 gola dhe kjo ishte diçka e rrallë, që mund të mburret se e ka bërë një i tillë si Lionel Mesi. Erling Haland u kthye në formën e tij më të mirë pikërisht në kohën që i duhej Mançester Sitit duke dhënë kontributin kryesor për ekipin në kualifikimin në Champions .

“Qytetarët” janë tani mes 8 ekipeve më të mira të kontinentit, nga të cilët janë kualifikuar 6. “Halandi me 5 yje”, titullin “Deili Meili”, ndërsa skuadra e Guardiolës shkatërroi Lajpcigun gjerman me shifrat 7-0. Një rezultat i jashtëzakonshëm ndaj një ekipi shumë të mirë, që pretendon për titull në Bundesligë. Golat e tjerë i shënuan Ilkaj Gyndogan dhe Kevin De Brujne, ndërsa ndeshja e parë në Gjermani kishte përfunduar 1-1.

Sfidanti.al