BBC-Lineke, thellohet kriza për emigrantët, kthehet në politike!

Paqësimi nuk duket në horizont dhe rreziku është i madh. BBC-ja britanike, televizioni më i vjetër, më i madh e më i famshëm publik në botë, është në krizë të plotë ndërsa polemikat e ashpra për sjelljen ndaj emigrantëve janë zgjeruar edhe më shumë. Pas dështimit të së shtunës, me largimin e Geri Linekerit dhe të opinionistëve, nuk ka shpresë për shtrëngim duarsh. BBC njoftoi se edhe këtë të diel, emisioni sportiv “Ndeshja e Ditës” do të jepej në formë të shkurtuar, pa drejtues, analistë dhe pa diskutime në studio, por vetëm me kronika të sfidave të Premier Ligës, si dhe të kampionatit të femrave.

Lineker u largua nga ekrani pas mesazhit të tij në rrjetet sociale ku krahasoi politikën me emigrantët të Ministrisë së brendshme britanike me atë të Gjermanisë Naziste. Pas kësaj, edhe opinionistët Alan Shirer dhe Jan Rajt vendosën të largoheshin, në shenjë solidariteti me Linekerin, dhe mësohet se është larguar edhe drejtuesi tjetër i emisionit, Mark Çapman. Në lojë ka hyrë edhe politika, pasi partitë e opozitës, laburistët dhe liberalët kërkojnë dorëheqjen e presidentit të BBC-së, Riçard Sharp.

Ky i fundit jo vetëm që akuzohet për politikë të krahut të djathtë me largimin e Linekerit, por prej disa javësh ka një çështje ndaj tij për dhurimin e qindra mijë paundëve për Partinë Konservatore në pushtet. E gjithë historia nisi pas vendimeve dhe deklaratave të Ministrisë së Brendshme britanike për emigratët e paligjshëm që kalojnë La Manshin me varka të vogla për të jetëar në Mbretërinë e Bashkuar. Qeveria ka vendosur të kthejë të gjithë refugjatët, një pjesë e madhe e të cilëve janë shqiptarë.

Sfidanti.al