Bajerni fiton në Bundesligë, por heronjtë e golave janë … mbrojtës!

Skuadra bavareze nuk fali dhe vazhdoi serinë pozitive pas suksesit në Champions ndaj Paris SG. Edhe pse Bajerni nuk paraqiti fytyrën e tij më të mirë, të paktën në mbrojtje, sërish ia doli në një sfidë të ashpër dhe ku protagonistë ishin pikërisht mbrojtësit. Në fitoren 5-3 në “Alianc Arenë” ndaj Augsburgut, golat u shënuan kryesisht nga lojtarët e prapavijës. Zhoao Kanselo realizoi rrjetën e parë për Bajernin që kur u huazua nga Mançester Siti. Më pas, francezi Pavar shënoi dy herë, dhe goli i dytë ishte shumë i bukur, ndërsa pas pushimit ishte Alfonso Dejvis që tundi rrjetën. Një gol të vetëm e shënoi edhe vija ofensive, me Leroi Sanenë.

Sfidanti.al