Paradoksi Vinisius, goditet më shumë me faulla dhe me … të verdha!

Trajneri Karlo Ançeloti nuk mundi ta përmbante veten pas ndeshjes së djeshme në kampionat. Reali i tij vërtet fitoi 3-1 dhe nuk duket aq keq, por italiani u shqetësua shumë për fatin e sulmuesit të tij, Vinisius. Braziliani mori sërish karton të verdhë dhe ka një paradoks në sezonin e tij. Siç shkruan “Marka”, Vinisius është lojtari që goditet më shumë nga faullat në La Ligë, por nga ana tjetër është edhe futbollisti i Realit që merr më shumë kartona të verdhë. Një paradoks i vërtetë që po i prish shumë punë yllit të ri nga Brazili.

Sfidanti.al