Më në fund është Marash Kumbulla që duam, gol në Europë për Romën!

Ende nuk e ka bindur trajnerin e tij, Zhoze Murinjo, se meriton të luajë titullar, dhe nuk duam të hyjmë në një çështje teknike. Marash Kumbulla mbetet futbollist i Romës, dhe në Ligën e Europës ndaj Sociedadit pati mundësinë të luantë 45 minuta, gjë që e shfrytëzoi për t’u paraqitur mirë dhe madje për t’u shënuar. Diçka që e kishte bërë edhe dy sezone më parë si ndaj Jang Bojsit në Europë apo Milanit në Serinë A, veçse ata gola ishin harruar e duheshin kujtuar.

Qendërmbrojtësi kuqezi, që cilësohet si alternativa e katërt e mbrojtjes së Romës, pra rezerva e parë, mund të kalojë një natë me gjumë të qetë. Në një sport me kaq shumë konkurrencë si futbolli, ai po përpiqet për të mbajtur “kokën mbi ujë”. Roma fitoi 2-0 me golat e shënuar nga El Sharaui në 13’ dhe nga Kumbulla në 87’, duke qenë më pranë kualifikimit.

Sfidanti.al