Zhgënjim i plotë tek PSG, nga Galtie tek Mbape e Mesi!

Për kampionët e Francës po krijohet një situatë tepër e vështirë. Vit pas viti ata po dështojnë në Champions, dhe vjet i eliminoi Reali pikërisht në raundin e dytë. Pavarësisht investimeve të mëdha prej qindra milionë eurosh, pavarësisht Mesit, Mbapesë e Nejmarit, PSG nuk po e fiton dot trofeun, ndërsa arriti vetëm një herë në finale në 2020. Trajneri Galtie tregon sesi ndihet. “Ky është një zhgënjim i madh për ne, – pohoi ai, – Klubi dhe tifozët kishin shpresa të mëdha në Champions. Më vjen keq që nuk shfrytëzuam mundësitë që patëm në pjesën e parë. Ne nuk ditëm të shënonim, edhe pse luajtëm mirë. Pas pushimit pësuam një gol vërtet idiot. Në nivele të tilla duhet të jesh më i qetë. Natyrisht që Bajerni bëri presion. E ardhmja ime varet nga klubi”. Me gjasë, në fund të sezonit, nga PSG mund të largohen Mesi e Mbape, dhe trajneri Galtie të shkarkohet.

Sfidanti.al