Cilësohet si një nga lojtarët me më shumë aftësi marketuese në Premier Ligë dhe kjo nuk është pak. XHek Grilish spikati së fundmi me kontratën e tij të re sponsorizuese. Kontrata ka të bëjë me sponsorizimin e këpucëve të tij të futbollit, dhe mesfushori i Man. Sitit ka lënë gjigandin amerikan Najk (Nike) për të firmosur një akord me Pumën. Flitet që niveli i pagesës do të jetë 10 milionë paundë në vit që do të thotë se kjo është kontrata më e madhe në historinë e futbollit kur vjen puna te këpucët.
Sfidanti.al