Roma “ndihmon” rivalët e Championsit, përse “i dha” Kremonezes fitoren e parë?!

E rëndë për kryeqytetasit ajo që ndodhi në stadiumin “Zini”. Një katastrofë për Romën, por një mbrëmje për “shampanjë” për pretendentët e tjerë për Championsin në Serinë A, si Interi, Milani e Lacio, pa harruar Atalantën. Verdhekuqtë u mundën në fushën e Kremonezes duke vështirësuar pozitat e tyre. Rezultati 2-1 bëri që Roma të mbetej pas Lacios në renditjen e kampionatit pas 24 javësh. Për vendasit kjo ishte fitorja e parë e sezonit në Serinë A. Skuadra e Murinjos ka 44 pikë ndaj 45 të Lacios, e 47 të Interit e Milanit, ndërsa Atalanta i ndjek me 41 pikë.

Sfidanti.al