Festë e madhe tek Man. Junajtidi për titullin e parë në 6 vjet!

Të fundit i fitoi me Zhoze Murinjon në 2017, pikërisht një Kupë të Ligës, por edhe një Ligë të Europës, e ndoshta të njëjtën gjë mund të bëjë këtë edicion. Mançester Junajtidi fitoi Kupën e Ligës (Karabao), me shifrat 2-0 ndaj Njukasëllit në “Uembli” duke realizuar ëndrrën e tifozëve, por edhe të futbollistëve. Lavdërimet për trajnerin Erik Ten Hag ishin të mëdha dhe po ashtu ishin edhe festimet. Kasemiro shënoi golin e parë pas krosimit të Ljuk Shout dhe një autogol i Botmanit vulosi rezultatin. Pas 6 vjetësh, “djajtë e kuq” fituan një kupë, dhe këtë sezon mundet të fitojnë edhe Ligën e Europës.

Sfidanti.al