Totenhemi fundos Çelsin, trajneri Poter “i dënuar me vdekje”

Totenhem triumfoi 2-0 në derbin e Londrës kundër Celsit, duke zhytyr më thellë në krizën e tyre Blutë e drejtuar nga Graham Poter. Sfida u vendos në pjesën e dytë. Skip realizoi golin e epërsisë për të zotët e shtëpisë. Në fundin e ndeshjes, Herri Keni dyfishoi shifrat dhe vulosi fitoren e Totenhem që afrohet me objkektivin e tij që është vendi i katërt dhe bileta për në Champions sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër, Celsi vijon sezonin zhgënjyes që duke llogaritur shpenzimet e çmendura në merkato, atëherë bëhet një dështim i vërtetë. Megjithëse u konfirmua në fillim të javës, duket se kjo humbje ka vulosur edhe shkarkimin e trajnerit Graham Poter.

Sfidanti.al