Arteta beson se Arsenali i ka të gjitha mundësitë për titullin

Shqetësimi ishte i madh pas humbjes në shtëpi ndaj Mançester Sitit. Ekzistonte frika se Arsenali do të shtypej nën presionin e madh në garën për titull në Premier Ligë, sidomos duke pasur si rival një skuadër të tillë si Siti. Gjithsesi, fitorja 1-0 në fushën e Leisterit, e vështirë veçse plotësisht e merituar, tregoi se londinezët kanë karakter. Këtë theksoi edhe trajneri Mikel Arteta. “I kemi shanset për të fituar titullin, – tha ai, – e rëndësishme ishte që të reagonim pas humbjes me Sitin dhe në këtë e bëmë. Unë gjithmonë kam pasur besim te këta lojtarë”.

Sfidanti.al