Nga “parajsa” në “ferr”, kur do të stabilizohet Partizani i Kolelës?!

Tifozët e kuq ishin të kënaqur deri përpara ndeshjes në Kukës. Skuadra e tyre e zemrës, Partizani, e kishte marrë veten pas largimit të Skukës apo Bitrit dhe dy fitoret radhazi e kishin afruar në 3 pikë me kreun. Gjithsesi, prova në Kukës ishte e tillë që nuk mund të merrej lehtë, edhe pse kryeqytetasit kishin dalë mirë me veriorët vitet e fundit. Kukësi kishte mundur edhe Tiranën, pra nuk ishte ndonjë habi që mposhti edhe Partizanin. Tani, trajneri italian Kolela ka shqetësimin që kampionët mund të shkëputen në 6 pikë në krye, dhe që Vllaznia do të vazhdojë kërcënimin për vendin e dytë. Një ekip i ri në moshë, dhe me drejtuesit që deshën 2 milionë eurot në vend të titullit, duket se tifoztë e kanë të qartë që ekipi i tyre nuk e merr dot titullin. Ndoshta, do të ketë shanse sezonin e ardhshëm kur lojtarët të jenë më të pjekur, gjithnjë nëse klubi nuk do të mbushë arkat me para duke i transferuar.

Sfidanti.al