Kur kanë kaluar thuajse tre muaj nga përfundimi i Botërorit 2022, Formula 1 është kthyer sot për herë të parë në pistën e Bahrein, për sesionin e parë të testeve. Sipas një program të përcaktuar nga skuderitë e tyre, të gjithë pilotët do të provojnë makinat e reja në prag të Botërorit 2023 të Formula 1 që nis në fillim të muajit të ardhshëm. Pavarësisht se është shumë shpejt, në ditën e parë të testeve u vu re një betejë mes Ferrarit të Sainz dhe makinës Red Bull të kampionit në fuqi Verstapen. Ky i fundit shnëoi i pari kohën më të shpejtë, por sapo zbriti në pistë Sainz mbajti kryesimin gjatë gjithë testeve të paradites. Pak më pas dy rivalëve ishte makina Mercedes e Rasëll, piloti i parë që testoi makinën e re të skuderisë gjermane.
Sfidanti.al