Lukaku: Kam kaluar muaj të vështirë, me Barelën shkoj në fund të botës!

Thotë se është i lumtur për golin, por shton se kryesore për të është skuadra. Romelu Lukaku më në fund realizoi një rrjetë të rëndësishme për Interin, që mund të jetë vendimtare për kualifikimin në çerekfinale të Championsit, dhe kështu hoqi nga supet një barrë të rëndë. i transferuar tek Çelsi për 115 milionë euro, dhe i kthyer tek Interi si dështim, sulmuesi belg donte të provonte veten. Kishte dështuar deri tani, por jo mbrëmjen e së mërkurës. “Kam kaluar muaj shumë të vështirë, – thotë ai, – më pengoi shumë dëmtimi. Gjithsesi, jam i lumtur që po ndihmoj. Me Barelën jo vetëm që nuk kam asnjë problem, por është i pari lojtar që do të merrja me vete nëse do të shkoja në luftë”.

Sfidanti.al