Humbja e rëndë në shtëpi kunër Realit të Madridit duket se ka vulosur fatin e Jurgen Klop në pankinën e Liverpulit. Këto pamje ku ai feston me skuadrën dhe tifozët janë një kujtim i largët. Nëse nuk do të ketë një shkarkim të menjëherëshëm e sigurt është që ai do të largohet në fund të një sezoni zhgënjyes. Kundër trajnerit gjerman janë rezultatet. Kur ende nuk është mbyllur muaji shkurt, Liverpuli është jashtë çdo objektivi. Në vendin e tetë të Premier Ligës, titulli është i pamundur, ndërsa vetëm një mrekulli mund ta kualfikojë në Champions sezonin e ardhshëm. “Reds” janë eliminuar nga të dyja Kupat e futbollit anglez dhe një përmbysje në ndeshjet e kthimit kundër Real Madridit duket e paarritshme.
Sfidanti.al