Vinisius cilësohet si lojtari më përcaktues i futbollit botëror

E thotë Karlo Ançeloti dhe besohet se ka të drejtë, ndonëse nuk dihet nëse braziliani është për momentin në nivelin e Kilian Mbapesë. Vinisius ishte njeriu që shpëtoi Realin në përballjen me Liverpulin në “Anfild” (duke përfituar edhe nga dobësia e të kuqve), dhe shënoi 2 gola me vetëm 3 gjuajtje në portë. Një talent i pastër, por tashmë “i latuar” me kalimin e moshës. Me 22 vjet mbi supe, Vinisiusi është duke arritur kulmin e formës, dhe ishte i papërballueshëm. Nuk dihet nëse është në nivelin e Mbapesë, por besohet se dy sulmuesit do të kenë një konkurrencë si më herët Mesi me Ronaldon.

Sfidanti.al