Futbolli ka ndryshuar. Kjo është pak por e sigurt. Teknologjia në fushë dhe ajo e padukshme nga tifozët ka bërë që sporti më i dashur në botë të mos jetë më si dikur. Një konfirmim për këtë vjen nga goditja e 11-metërshave. Me aplikimin e sistemit VAR, arbitrat e kanë më të lehtë të drejtojnë gishtin nga pika e penalltisë, ndrësa prej pesë vitesh numri i tyre është rritur ndjeshëm. Por kjo nuk do të thotë se detyrimisht, golat nga goditjet e 11-metërshave janë shtuar.
E habitshme por e vërtetë. Tashmë futbollistët realizojnë më pak. Të dhënat e fundit tregojnë se duke nisur nga Botërori “Katar 2022”, një nga tre penallti priten nga portierët. Sigurisht, me modernizimin e seancave stërvitore portierët janë përmirësuar, por sërish meritë për këtë ka teknologjia. Tashmë çdo skuadër ka një ose më shumë video-analistë. Këta në këtë foto janë të Manchester United, që ka plot tetë të tillë, të cilët studiojnë çdo detaj të ndeshjes. Kështu, portierët përpara çdo ndeshje dinë me saktësi se cili nga kundërshtarët do të godasë dhe si i godet penalltitë. Kështu, të gjithë tifozët nuk duhet të jenë të sigurtë se çdo 11-metërsh i fituar nga skuadra e tyre, detyrimisht është një gol i sigurtë.
Sfidanti.al