Në Angli thonë se Klopi e ka më të vështirë se në 2015!

“Deili Meil” me të drejtë shkruajti se Liverpuli u duk në përfundim të ndeshjes ndaj Realit si një boksier që ka pasur shumë ndeshje kohët e fundit. Brezi i shkëlqyer, që fitoi Championsin në 2019 dhe Premier Ligën në 2020, që fitoi dy kupat vjet, që arriti dy herë në vend të dytë në Premier me vetëm 1 pikë larg titullit, dhe që arriti edhe dy finale Championsi, duket se është konsumuar plotësisht. Me të drejtë, mediat angleze paralajmërojnë se trajneri Jurgen Klop do të ketë një detyrë më të vështirë për të rindërtuar ekipin sesa e pati në 2015 kur mbërriti në stol. Gjithnjë, nëse do të arrijë të mbijetojë deri në sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al