“Menjëherë pas shortit e kuptova se do të ishte një përballje e vështirë. Ka nga ata që thonë se ne jemi favoritë, por gjërat në Champions janë ndryshe. Ne e dimë se çfarë cilësie ka Lajpcigu. Ky ekip prej shumë vitesh ka krijuar një kulturë të vetën, me lojtarë të rinj, me ritëm të lartë, me përgatitje të lartë fizike. Futboll tipik gjerman, i fortë në mesfushë i shpejtë në daljet në sulm. Kam respektin maksimal për Lajpcigun”.