Kjo skuadër duhet të cilësohet padyshim favorite. Mançester Siti është ndoshta ekipi më i shtrenjtë e më cilësor i Europës, veçse momenti nuk duket veçanërisht i mirë. Në një kohë që do të duhet të luajë sot në Gjermani ndaj Lajpcigut në Champions, statistikat flasin se të besuarit e trajnerit Pep Guardiola kanë vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit jashtë fushe, dhe se kanë lënë 7 pikë në 7 sfida të Premier Ligës, së fundmi në fushën e Notingem Forestit. Për më tepër, kampionët e Anglisë kanë shqetësime për formacionin, pasi tre lojtarë mbetën jashtë ekipit të dëmtuar si Kevin De Brujne, Xhon Stouns dhe Ajmerik Laporte.
Në stërvitje ishin të pranishëm të gjithë futbollistët e tjerë, përfshi yjet e mesfushës si Bernardo Silva. Për më tepër, gjigandi Erling Haland pritet të udhëheqë skuadrën në sulm. Pavarësisht se Siti konsiderohet favorit, Guardiola mendon ndryshe. Skuadra gjermane është vërtet e rrezikshme. Edhe pse Siti dominoi grupin e tij në Champions, Lajpcigu u kualifikua gjithashtu me lehtësi duke mundur madje edhe Realin e Madridit në Gjermani.
Sfidanti.al