Bajerni bie në Gladbah, rrezikohet seriozisht titulli i 11-të radhazi!

Jo më kot përpara ndeshjes, mediat bavareze shkruanin se ekipi i tyre ia ka më shumë frikën kësaj Borusieje sesa një ekipi që mund të kishte në përbërje 11 Kilian Mbape. Kjo frikë u vërtetua tani që Bajerni u mposht në fushën e Mynshengladbahut duke hapur plotësisht garën për titull në Bundesligë. Kampionët në fuqi u mposhtën 2-3, ndërsa luajtën me 10 lojtarë për një kohë të gjatë, dhe rivalët si Unioni i Berlinit, Dortmundi, Frajburgu apo Lajpcigu janë aty për të përfituar. Sipas mediave gjermane të paktën Dortmundi dhe Lajpcigu mund të mos e lejojnë Bajernin të fitojë titullin e 11-të radhazi, në një sezon që ka nisur në 2012-2013 me Jup Hajnkesin në stol. “Rezistenca është e kotë”, ishin talljet në rrjetet sociale.

Sfidanti.al