Rinovimi i Mesit duket mision i pamundur për Paris SG!

Misioni i Paris SG për të mbajtur në skuadër Lionel Mesi edhe sezonin e ardhshëm është bërë shumë i vështirë. Është “L’Ekip” që zbulon detaje nga takimi i fundit mes drejtuesëve të klubit parizien dhe vëllait të Mesit, Horge, që është edhe menaxher i futbollistit. Tratativat për rinovimin e kontratës që skadon në qershor të këtij viti nuk kanë avancuar, madje palët kanë bërë hapa pas. Në këtë moment, marrëveshja është e pamundur, por mund të jetë edhe në të ardhmen. Takime të tjera janë në program, por e përditëshmja prestigjoze franceze tregon se raportet e Horge Mesi me Paris Sent Zhërmen nuk janë si më parë.

Nëse kësaj i shtohet edhe aspektit sportiv, vetë Lionel Messi nuk është aspak i kënaqur me ecurinë e skuadrës sidomos pas humbjes së fundit në Ligën e Kampioneve kundër Bajernit të Mynihut. Pavarësisht kësaj, drejtuesit e Paris Sent Zhërmen kanë akoma shpresa se mund ta bindin sulmuesin argjentinas të qëndrojë. Por, Mesi tundohet edhe nga një ide tjetër, ajo për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te skuadra e Inter Majemi që është në pronësi  të Devid Bekham.

Sfidanti.al