Guardiola i lumtur me ndryshimin e madh të Mançester Sitit

Fitorja ishte 3-1 dhe ishte e rëndësishme pas një periudhe me akuza dhe pas ndalesës së Arsenalit. Mançester Siti jo vetëm arriti sukses, por edhe e kënaqi trajnerin e tij, Pep Guardiola, që priste një përgjigje. “Ne ishim kaq shumë të përqëndruar, – tha katalanasi, – ekipi ka pësuar një ndryshim të madh”. Aston Vila u mund pak a shumë lehtë, pavarësisht se në stol ishte Unai Emeri, dhe u dallua ndryshimi i madh në potencial. Tashmë, Siti nuk është larg Arsenalit, ndonëse ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Sfidanti.al