Tirana, mos qaj për një penallti, kaq pak i do çunat e sistemit!

A e di si është të ndjehesh i tradhëtuar nga arbitrat dhe nga sistemi në Superligë, siç i ndodhi Tiranës në Shkodër , si të jesh në një harem futbolli dhe të pretendosh se nderi yt është baraz me ..virgjërinë. Ky do të ishte naiviteti më i madh për një ekip të histories , që di më mirë se kushdo, se “demonët” e FSHF-së, për të tilla paudhësi i mbajmë si shushunja prej më shumë se dy dekadash…

Tani ka nisur muzika funebre nëpër studio, dhe për të tilla raste ua shpërblefshim : Ishte apo nuk ishte penalltia në Shkodër kundër Tiranës? Po ky Enea Jorgji , djaloshi pa peshë, që merr vendime me “shumë peshë” , si nuk u lodh në rolin e atentatorit?

Dhe pyetja e fundit, është për vetë Tiranën : e dije apo nuk e dije, që kishte ardhur dita e ndëshkimit? E dije apo nuk e dije, kur re dakord që të bënit rrokadën e qyteteve, Tirana të bëhej Shkodër dhe , dje, Shkodra ishte ..Tiranë, ku ti luaje si zot shtëpie?S’e di ku ishte kleçka? Paska qënë paketë: Brënda marrëveshjes, paska qënë dhe ..rezultati!

Dhe në fund një ngushëllim të rastit: te premten në emisionin “Passo” u spiunua para kohe fundi i ndeshjes Tirana-Vllaznia. As më pak e as më shumë u tha: “ Do ta fitoj Vllaznia ndeshjen se klasifikimi do të bëhet akoma më i bukur se sa është…”

Sfidanti.al