De Gea, i pari portier jo britanik me 400 ndeshje në Premier Ligë!

E bukura është se ai nuk duhej të ishte aty prej vitesh. David De Gea duhej të ishte pjesë e Realit të Madridit në një marrëveshje të madhe mes dy klubeve, por një problem ordiner faksi bëri që ai të mos e realizonte atë transferim prej ëndrrash. Gardiani spanjoll ka kaluar një karrierë të vështirë tek Mançester Junajtidi, veçse gjithmonë është cilësuar një portier i madh. Tashmë, pas paraqitjes në sfidën Lids-Man. Junajtid, De Gea u bë i pari portier jo britanik që luan në 400 ndeshje në Premier Ligë. Një sukses që do të thellohet, ndërsa më në fund ka nisur një periudhë pozitive për karrierën e tij në “Old Traford”.

Sfidanti.al