“Djajtë e kuq” nuk e kanë cilësinë e duhur për trofe, të paktën kështu thotë trajneri Erik Ten Hag. Gjithsesi, Mançester Junajtidi edhe kështu siç është po e tregon veten pretendent, dhe pasi arriti finalen e Kupës së Ligës (Karabao) ja ku po synon të kapë majën e Premier Ligës. Fitorja 2-0 në “Eland Roud” ndaj Lidsit nuk ishte nga më të shkëlqyerat, por ishte nga ato që tregojnë pjekurinë e një skuadre. Junajtidi ishte nën shenjën e sulmuesit Markus Rashford që shënoi golin e parë, dhe të adoleshentit Alehandro Garnaço që hyri si zëvendësues. “Djajtë e kuq” kanë 46 pikë ndaj 51 të Arsenalit që kryeson, veçse kanë luajtur 23 ndeshje ndaj 21 të londinezëve.
Sfidanti.al