“Luftë civile” tek Paris SG, drejtori Kampos përplaset me disa yje!

Drejtori sportiv i kampionëve ishte shumë i zemëruar pas humbjes në fushën e Monakos në Ligën e Parë shkoi vetë që të diskutonte me disa nga futbollistët. Luis Kampos hyri në dhomën e zhveshjes për të debatuar me ta, në mungesë të Mesit dhe Mbapesë, por edhe të Verratit. Mes yjeve që ishin aty dhe që u përplasën me Kamposin, ishin edhe Nejmari dhe kapiteni Markinjos, të cilëve nuk i ka pëlqyer aspak ajo që ka dhënë drejtori. Kamposi i akuzoi lojtarët për mungesë agresiviteti. Debati ishte i ashpër dhe “L’Ekip” se niveli i ashpërsisë shkaktoi habi.

Sfidanti.al