“Valixhet” gati për në Angli? Mos vallë Tare po largohet nga Lacio?!

Drejtori sportiv ka një jetë në kryeqytetin italian, por ndoshta ka ardhur vërtet koha për ndryshim. Pas gati 15 vitesh që nga karriera në fushë aty, pastaj menaxher i skuadrës e më pas drejtor, Tare realizoi shumë dhe mori vlerësime, ndërsa tani flitet se në Angli e kërkon Totenhemi. Klubi londinez mbetet pa Paratiçin, që u dënua në skandalin e Juventusit dhe kërkon një drejtor tjetër, ndonëse në liste është edhe Xhuntoni i Napolit. Tare nuk i ka pasur punët mirë tek Lacio këto kohë për shkak të përplasjeve me trajnerin Sarri.

Sfidanti.al