Nedim Bajrami hyn shpejt në lojë, jep asist për …autogol!

Tek Sasuolo po e llogarisin si lojtar të rëndësishëm, edhe pse jo ende futbollist titullar. Gjithsesi, Nedim Bajrami nuk mbetet aspak prapa “liste” në ekipin e tij të ri, dhe ja që në ndeshjen e sotme të Serisë A në fushën e Udinezes, mesfushori kuqezi hyri shpejt në fushë. Dëmtimi i Berardit bëri që trajneri ta hidhte Bajramin në terren që në 12’, pra ai ishte i përfshirë në thuajse gjithë sfidën. Dy gola ishin shënuar që më parë dhe rezultati ishte 1-1, ndërsa më pas Udineze kaloi në avantazh, por në fundin e e pjesës së parë, 23-vjeçari shërbeu harkim nga krahu i djathtë, që solli autogolin në portën e vendasve. Perez e dërgoi topin në rrjetën e vet dhe rezultati 2-2 nuk ndryshoi deri në fund.

Sfidanti.al