Gjimshiti fiton duelin me Hysajn në Serinë A, në fitoren e Atalantës!

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë me kontributin në skuadrat e tyre në Europë, dhe dy prej tyre ishin përballë në sfidën e Serisë A, Lacio-Atalanta. Miqtë nga Bergamo fituan 2-0 dhe Berat Gjimshiti mund të thuhet se e fitoi duelin me Elseid Hysajn. Gjimshiti pati disa probleme nga aksionet e Lacios, sidomos dhe ishte faji i tij për një rast të pastër të vendasve, por megjithatë e mori veten me kalimin e minutave. Vlerësimet për mbrojtësin kuqezi ishin pozitive, nga 6 deri në 6.5, nga “Eurosporti” apo “Skaji”. Ndryshe me kapitenin e dytë të kombëtares, Elseid Hysaj, që mori notën 5. Mbrojtësi i djathtë lacial ndjeu vështirësi në shpëthimet e lojtarëve bergamaskë si Hojlund, Lokman apo Ederson.

Sfidanti.al