Në fushë kishte emra që nuk do të mund të luanin në formacionin e një skuadre të madhe. Me përjashtim të Xhixho Donarumës, Nejmarit e Markinjosit, pjesa tjetër e lojtarëve të Paris SG që dolën në terren për sfidën ndaj Monakos, ishin krejt “të rëndomtë”. Pereira, Bitshiabu, Pembele, Vitinja, Soler apo edhe Bernat janë lojtarë të mirë, por aspak të famshëm, ashtu si edhe sulmuesi Ekitike. Lionel Mesi, Kilian Mbape dhe Marko Verrati munguan për dëmtime dhe pezullim, ndërsa një virus goditi ekipin duke e lënë me të vjella. Humbja 1-3 prish punë edhe në kampionatin francez, pasi Marseja është afruar, por sidomos në pritje të duelit të Championsit ndaj Bajernit. Mbape është thuajse e sigurt që nuk luan ndaj gjermanëve, por edhe Mesi është në rrezik të madh.
Sfidanti.al