Bajerni fiton thellë, por as nuk bind dhe as nuk shkëputet!

Natyrisht, mendja shkonte tek Championsi sepse bavarezët do të ndeshen me Paris SG, ndaj edhe nuk mund të kishte përkushtim maksimal. Bajerni vërtet fitoi 3-0 ndaj Bohumit, me rezultat të thellë e të sigurt, por gjithsesi paraqitja nuk ishte spektakël, e po ashtu kundërshtari jo edhe aq i fortë. Trajneri Nagelsman bëri ndryshime të shumta pas pushimit duke hequr Tomas Mylerin, Musialën, Çupo Motingun dhe Leroi Sanenë, ndërsa Alfonso Dejvis ishte në stol e hyri në vend të Kanselos. Për bavarezët u aktivizua edhe adoleshenti me origjinë shqiptare nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç, që hyri në fushë në 77’. Golat u shënuan nga Tomas Myler, Kingsli Koman dhe Serzh Gnabri, por po ashtu fituan edhe rivalët si Dortmundi, ndodhet vetëm3 pikë prapa Bajernit në renditje.

Sfidanti.al