De Jong de Fati rrezikojnë të ikin, por Barça ka besim se do të ulë rrogat!

Një udhëkryq, për të mos thënë një “qorrsokak”. i tillë pozicioni i Barcelonës, ndërsa katalanasit vazhdojnë të mos i kenë mirë punët me financat. Kërkesa është që rrogat të ulen me 200 milionë euro, që do të thotë me 33 për qind, diçka që nuk do të jetë aspak e lehtë, ndërsa pritet të hyjnë në fuqi rinovime kontratash si ajo e Gavit. Mediat shkruajnë se lojtarë me rroga të larta si Frenki De Jong apo Ansu Fati, padyshim edhe Buskets apo Zhordi Alba, mund të largohen, por presidenti Laporta thotë se klubi do të gjejë mënyrën për të ulur rrogat me rreth 170 milionë euro, dhe për të mbajtur lojtarët. Të shohim sesa do ta realizojë.

Sfidanti.al